28.8 C
Skopje
E hënë, 9 Qershor, 2025

“Java e kuzhinës turke në Maqedoni”- prezantohen gatime dhe ëmbëlsira tradicionale nga kuzhina turke

Specialitetet tradicionale turke në kuadër të “Javës së kuzhinës turke” e cila shënohet deri më 27 maj janë prezantuar sot në rezidencën e ambasadorit turk në Shkup, Fatih Ulusoj.

Në këtë aktivitet mund të shijoheshin gatime dhe ëmbëlsira tradicionale dhe klasike nga kuzhina turke…

Në fjalën e tij, ambasadori Ulusoj shprehu kënaqësinë e tij që Java e kuzhinës turke shënohet për herë të katërt.

“Kuzhina turke si një thesar i çmuar i kulturës së lashtë turke, na ka tubuar sot në këtë rast të bukur në Shkup, në zemër të Ballkanit, rajonit që gjatë gjithë historisë së saj ishte nikoqire e kulturave të pasura unikale”, theksoi ambasadori Ulusoj.

Në fjalën e tij, madje Ulusoj marrëdhëniet midis dy vendeve i vlerësoi më shumë se miqësore.

“Turqia është vend që e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues që nga dita e pavarësisë së saj dhe është vendi i parë që emëroi një ambasador në këtë republikë të re. Dy vendet tona mike dhe aleate kanë lidhje të thella historike dhe kulturore, si dhe marrëdhënie në nivelin më të lartë. Termi ‘miqësor’ i përdorur në kontekstin e Maqedonisë nuk është vetëm deklarativ. Një proverb turke thotë: ‘Miku njihet në ditë të vështira’. Popujt e dyja vendeve i kanë qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën dhe solidaritetin e vëllezërve dhe motrave tona nga Maqedonia pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë në vitin 2023”, theksoi ambasadori.

Në fjalën e tij, Ulusoj iu referua gjithashtu numrit të madh, diçka më shumë se katër mijë studentë turq që studiojnë në universitete dhe institucione të ndryshme në vend, mbi 280 mijë turistë që gjatë një viti vizitojnë vendin, zhvillimit dhe ndihmës humanitare të institucioneve turke dhe organizatave joqeveritare të udhëhequra nga TIKA, restaurimit të monumenteve kulturore të realizuara nga TIKA dhe pjesës së tyre në turizmin e Maqedonisë; aktivitetet kulturore, gjuhësore, profesionale dhe zhvillimore të Institutit Junus Emre, si dhe kontributit në arsimin e vendit të Universitetit ndërkombëtar ballkanik dhe shkollave Maarif që janë vetëm një pjesë e reflektimeve të marrëdhënieve tona ndërnjerëzore.

Të ngjajshme

Të fundit

sqenmktr