9.8 C
Skopje
E premte, 22 Nëntor, 2024

Jo në Emrin Tim

Jo në Emrin Tim

Shkruan: Hamzi Ibraimi

Unë, si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndjehem i revoltuar dhe i nënçmuar nga ajo që po shoh se si po veprojnë udhëheqësit shqiptarë në Shqipëri.

Posaçërisht jam i revoltuar me veprimet e Kryeministrit Edi Rama dhe të nënkryetarit të Komunitetit Musliman për mikpritjen që i kanë bërë Presidentit të një shteti terro_rist, I’z_raelit, Izaac Herzog.

Po bëhet një vit që në Palestinë po ndodh një gjenocid, dhe ndërsa bota qëndron e heshtur, ne nuk mund të pranojmë që veprime të tilla të bëhen në emrin tonë.

 

Nënkryetari i Komunitetit Musliman dhe Kryeministri i Shqipërisë po presin dhe mbështesin presidentin e një shteti që kryen akte të papranueshme terr_oriste ndaj popullit palestinez.

Në shenjë proteste dhe për të dënuar këtë gjenocid, unë, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ju ftoj të merrni pjesë në këtë tubim paqësor të martën, më 24 Shtator, në orën 17:00, në rrugën Xhorxh Bush, përpara Komunitetit Musliman.

Ky tubim është organizuar nga një sërë organizatash dhe komunitetesh, përfshirë Mexhlisin, TUMED-in, Thirrjen në Mirësi, Qendrën për Kulturën Islame Evropiane, Ensar-in dhe Palestinën e Lirë.

 

Të gjithë ne kemi për obligim që të mbështesim këtë protestë dhe të ngremë zërin për të thënë: jo në emrin tonë, jo në emrin e Komunitetit Musliman, dhe jo në emër të të gjithë muslimanëve të Shqipërisë, të bëhet pritja e
kryet_erroris_tëve që kryejnë gjenocid mbi vëllezërit tanë palestinezë.

Tubimi që do të mbahet do të jetë plotësisht ligjor dhe me miratimin e organeve kompetente.

Ky tubim synon të shprehë solidaritetin tonë me popullin palestinez, duke dënuar çdo mbështetje për një shtet që kryen krime të rënda kundër njerëzimit.

Unë, si një qytetar nga Maqedonia e Veriut, ju bëj thirrje vëllazërore të gjithë vëllezërve të mi nga Shqipëria që të dalin dhe të thonë:

Jo në emrin tonë, as në emrin e popullit shqiptar!

Ne, shqiptarët, kemi qenë gjithmonë të shtypur dhe nuk duhet ta harrojmë se edhe mbi popullin e Kosovës ka pasur gjenocid. Prandaj, ne nuk mund të pranojmë të mbështesim një shtet gjenocidal.

Andaj ju bëj thirrje të bashkoheni në këtë akt solidariteti për paqen dhe lirinë e Palestinës.

Jo në emrin tim, jo në emrin tonë, jo në emrin e Komunitetit Musliman

Të ngjajshme

Të fundit