13.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Jonuzi: Hyrja e ASH-së në Qeveri është alarm për të gjitha forcat, përfshirë VMRO-në!

Bashkangjitja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) me shumicën parloamentare përveç kauzës së madhe shtetërore për përshpejtimin e procesit për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, zyrtarizon edhe “Frontin për Evropën” të promovuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kështu ka deklaruar në një deklaratë për portalin në gjuhën maqedonase “Faktor”, gazetari Destan Jonuzi.

“Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, përveç kauzës së madhe shtetërore për përshpejtimin e procesit për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, zyrtarizon edhe aleancën me “Frontin për Evropën” të promovuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti muajt e fundit. Hyrja e ASH-së në Qeveri është alarm për të gjitha forcat progresive, përfshirë VMRO-DPMNE-në, që të mendojnë, reflektojnë dhe ti mbështesin ndryshimet e nevojshme kushtetuese në mënyrë që vendi të vazhdojë pa pengesa në rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar Jonuzi për “Faktor”.

Të ngjajshme

Të fundit