25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Kaltrina Z. Shaqiri: Arsimi është themeli i një shoqërie të fortë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Z. Shaqiri, ka vizituar shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair, ku po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, informon POPULLI.mk

Ajo theksoi rëndësinë e arsimit si bazë e zhvillimit të një shoqërie të fortë dhe premtoi kushte më të mira e më të sigurta për çdo nxënës.

“Arsimi është themeli i një shoqërie të fortë. Në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Çair po bëhen përgatitje serioze për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Synimi ynë është i qartë: kushte më të mira dhe më të sigurta për çdo nxënës,” tha Shaqiri.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në përmirësimin e shkollave, duke i cilësuar si hapësira të dijes dhe suksesit.

Në fund, zv.ministrja uroi një vit të suksesshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit. / © POPULLI.mk