Në një kohë kur shpesh dëgjojmë më shumë fjalë se vepra, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po dëshmon se ndryshimi i vërtetë fillon me angazhim të sinqertë dhe vizion të qartë, informon POPULLI.mk.
Me përkushtim dhe profesionalizëm, ajo po udhëheq një ndër proceset më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin – rrugën Tetovë–Prizren, projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët dhe simbol i bashkëpunimit ndërkufitar.
Themelimi i grupit të përbashkët punues ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën kujdesin e saj, është një hap i madh drejt konkretizimit të këtij projekti strategjik.
zv. Ministrja Zekolli nuk flet për ndryshim – ajo punon për të. Roli i saj aktiv në këtë nismë është tregues i qartë se kur në politikë ka vizion, guxim dhe përkushtim, rezultatet nuk mungojnë.
Fjalët e saj “Jo për premtime, por për rezultate konkrete që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, nuk janë thjesht një slogan – janë filozofia e saj e punës. Ajo po ecën përpara me qetësi, seriozitet dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të qytetarëve, duke e kthyer politikën në një mjet për shërbim, e jo për protagonizëm.
Kaltrina Zekolli Shaqiri është shembull i një lidereje të re që meriton vëmendje, mbështetje dhe respekt – sepse me njerëz si ajo, rruga drejt zhvillimit nuk është më një iluzion, por një realitet që po ndërtohet çdo ditë. / © POPULLI.mk