23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

“Kampionati Europian U21” / Cana: Duka nuk e di se si kosovarët e kanë përjetuar historinë në ish-Jugosllavi

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA.

Ky fakt ngjalli reagime anekënd trojeve shqiptare.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, i cili ka thënë se nuk beson që presidenti i FSHF-së, Armando Duka e njeh mirë Serbinë.

Cana tha se Duka nuk e di se si kosovarët e kanë përjetuar historinë në ish-jugosllavi.

“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana për KlanKosova.

Të ngjajshme

Të fundit