-2.2 C
Skopje
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Kanadë / Sulmohen me armë zjarri dy shkolla hebraike

Policia në qytetin e dytë më të madh të Kanadasë thotë se dy shkolla hebraike u goditën me armë zjarri të enjten.

Por incidenti vjen pas një sulmi me bomba zjarri në një sinagogë në Montreal në fillim të kësaj jave dhe përleshjeve midis grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite në Universitetin Concordia të qytetit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë thirrje për një ulje të tensioneve në nivel kombëtar.

“E di që emocionet janë të larta dhe njerëzit janë të frikësuar. Por sulmi ndaj njëri-tjetrit nuk është ai që jemi ne si kanadezë”, tha ai gjatë një vizite në Montreal.

Të ngjajshme

Të fundit