31.8 C
Skopje
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Kandidat i pavarur apo i VLEN-it? Mendi Qyra dhe llogaritjet për komunën e Strugës

Emri i biznesmenit të njohur Mendi Qyra po përflitet gjithnjë e më shumë si kandidat potencial për të garuar për Komunën e Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shkruan POPULLI.mk

Me një reputacion të ndërtuar në biznes, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë, Qyra shihet si një figurë me peshë që mund t’i japë një drejtim të ri zhvillimit lokal.

Por pyetja që po shtrohet është a do ta ketë ai mbështetjen e VLEN-it? Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërsa zërat në terren lënë të hapur mundësinë që VLEN të dalë me një kandidat të vetin ose të ofrojë përkrahje për një figurë jashtë strukturave të saj – siç është Qyra.

Në një kohë kur qytetarët e Strugës kërkojnë ndershmëri, efikasitet dhe vizion për zhvillim, figura si Mendi Qyra mund të paraqesin një alternativë të fortë. Për shumëkënd, Struga ka nevojë për një person të drejtë, të pavarur nga interesat e ngushta politike dhe të gatshëm për të ndërtuar një administratë moderne e transparente.

A do të jetë Mendi Qyra njeriu i duhur në kohën e duhur për Strugën? Kjo mbetet për t’u parë në javët dhe muajt në vijim. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit