Kapiteni Enis Bardhi ka dëshmuar edhe një herë se është faktor tek Maqedonia e Veriut.
Enis Bardhi e Lirim Qamili shënuan për fitoren bindëse, ashtu siç pritej, me rezultat ndaj 5:0 ndaj Lihteshtejnit.
Nga pesë ndeshje në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, Maqedonia e Veriut nuk njeh humbje, ka 3 fitore e 2 barazime.
Maqedonia kryeson me 11 pikë e ka një më shumë se Uellsi dhe Lihteshtesjni është në fund me 0 pikë.
Alimi është zëvendësuar në minutën e 71-të.
Elmas e hapi serinë e golave në minutën e 15-të ndërsa Bardhi ka realizuar në atë të 52-tën për 2:0.
Në minutën e 56-të Churlinov realizon pas asistimit të Bardhit, 3:0.
Qamili në minutën e 82-rë i dha goditjen shkatërrimtare rivalit, 4:0.