🥋Sot mirëprita Rudina Aliun, 🥇kampionen shtetërore në Kategorinë U21 në karate për femra, bashkë me trajnerin e saj Jovan Llazarev.
Kësaj sportiste të re i urova shumë fat dhe i dhurova një mirënjohje për suksesin e shkëlqyeshëm që ka arritur.
Gjatë bisedës ajo më njoftoi se duke u bërë e para në “play off” ka arritur të marrë edhe vizën për pjesëmarrje në Kampionatin evropian në Gjeorgji në kategorinë U21, e në kategorinë e njëjtë ka qenë edhe e treta në ekiporen e Maqedonisë së Veriut gjatë Kampionatit ballkanik në Slloveni. Rudina ka korrur fitore gjithashtu edhe në Ligën botërore në Seria A kundër Italisë.
Karateisten Rudina Aliu e inkurajova të vazhdojë rrugëtimin e saj të suksesshëm dhe të shërbejë si një shembull i shkëlqyeshëm për gjeneratat e ardhshme.
https://www.facebook.com/share/p/uDdUJ15Ly6u7zaGn/?mibextid=Nif5oz
