Kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një prononcim në Top News, së bashku me dy liderët tjerë opozitar, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, kanë folur për arritjen e koalicionit opozitar gjatë ditës së djeshme. Kasami ka thënë se ky koalicion është i shpresës, dhe se BDI nga një parti lufte u shndërrua në parti korrupsioni.
Gjithashtu ai ka deklaruar se shqiptarët duan rotacion politik dhe se opozita shqiptare do ta bëj këtë. Më tej ai ka thënë se familjarët e kreut të BDI-së, janë pasuruar gjatë 20 viteve dhe se ata nuk kanë qeverisur me shqiptarët por kanë qeverisur me veten e tyre.