16.8 C
Skopje
E martë, 6 Maj, 2025

Kasami nderon dëshmorët në 5 Maj: “Lavdi popullit tonë!”

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

“Është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.

Trashëgimia e tyre nuk është vetëm e djeshmja jonë, por është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen.

Le të jemi të denjë për gjakun e tyre, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzore. Lavdi dëshmorëve! Lavdi popullit tonë!🇦🇱“, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Të fundit