6.8 C
Skopje
E martë, 12 Nëntor, 2024

Kasami nga Manastiri uron Ditën e Alfabetit

Kongresi i Manastirit shënon një nga ngjarjet më madhore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Unifikimi i Alfabetit shqip shënon fazën më të rëndësishme të afirmimit të identitetit kombëtar në të gjitha hapësirat shqiptare.

Dita e Alfabetit është një moment kujtese për gjithë ata mendje të ndritura që në një frymë bashkimi i dhanë udhë idesë një komb, një gjuhë. Qyteti i bukur i Manastirit mbetet simbol i përhershëm i përpjekjes për gjuhën shqipe dhe simbol i identitetit evropian shqiptar.

Sot, së bashku me bashkëpartiakët e mi vizituam shtëpinë e Alfabetit në Manastir, për të rikujtuar këtë ngjarje dhe gjithë përpjekjet historike të gjeneratave të tëra për gjuhë dhe identitet.

Gjithashtu në këtë ditë dua të uroj të gjithë simpatizantët, aktivistët e Lëvizjes BESA në 8 vjetorin e themelimit të saj.

Gëzuar! 🇦🇱

Të ngjajshme

Të fundit