I pari i Tetovës, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me qytetarët për t’ua dëgjuar hallet dhe kërkesat e tyre.
“Sot u mbajt takim i rregullt me bashkëqytetarët tanë ku nga afër dëgjuam kërkesat dhe propozimet e tyre. Transparenca, llogaridhënia dhe shërbimi ndaj qytetarit janë synimet tona. Së bashku me qytetarin do ta zhvillojmë qytetin tonë!”, ka shkruar Kasami.
