10.8 C
Skopje
E martë, 17 Mars, 2026

Kasami vizitoi SH.M të Mjekësisë në Tetovë, u promovuan investimet e reja

Sot isha për vizitë në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, ku nxënësve dhe stafit akademik ju urova fillimin e gjysmë vjetorit të dytë dhe njëkohësisht bëmë promovimin e investimeve që janë bërë në këtë shkollë.

Bashkë me drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë, Binas Pajaziti dhe stafin e shkollës SHMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë vizituam të gjitha hapësirat që tashmë janë me një pamje krejtësisht të re. Ne jemi zotuar se shkollat do të kenë një pamje krejtësisht tjetër dhe të bukur, ku nxënësit do të kenë kushte më të mira për të mësuar.

Transformimi i shkollës filloi me 12 pikturat edukuese në korridorin e shkollës, lyerjen e shkollës, dyer të reja, 42 klasa të kompletuara me projektor, laptop dhe perde, 870m2 pllaka të shtruara, 112 shkallë me mbishkrime edukuese, gjashtë kabinete të zhvendosura, katër kabinete të pajisura me mjete të nevojshme, kabinet i kompletuar për fizioterapi, kompletimi i kabinetit të informatikës me 30 kompjuter, furnizimi i bibliotekës me 250 libra artistik.

Shkolla e mesme mjekësore gjithashtu është fitues i programit ERASMUS+. Puna dhe përkushtimi i nxënësve dhe stafit akademik është tejet i madh, këtë e tregojnë edhe rezultatet e fituara!

Mbarësi dhe suksese për të gjithë nxënësit në gjysmë vjetorin e dytë!

Të ngjajshme

Të fundit