11.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Kasami: VLEN po i zgjidh problemet që u harruan për dekada

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN në Tetovë, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u shpreh i bindur për fitoren, duke renditur arritjet e qeverisjes së deritanishme dhe duke theksuar ndryshimet që janë bërë brenda një viti.

“Ne fituam, i dashur Izet, sepse vetëm për një vit qeverisje i sollëm 80 milionë euro investime për komunat shqiptare”, deklaroi Kasami, duke iu drejtuar bashkëpartiakëve me tone optimiste dhe triumfuese.

Ai theksoi se koalicioni VLEN, me përkrahjen e Qeverisë, ka filluar të zgjidhë nevojat bazë të vendbanimeve shqiptare, të cilat sipas tij ishin lënë pas dore për më shumë se dy dekada.

“Fituam sepse me ndihmën e Qeverisë, VLEN po i zgjidh nevojat elementare të vendbanimeve tona, të cilat i neglizhuan, sepse i harruan për 20 vjet”, u shpreh Kasami.

Në fjalimin e tij, ai përmendi gjithashtu zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar në Tetovë – objektin e “Medresesë”, që kishte mbetur pa zgjidhje për plot 40 vjet.

“Ne fituam, i dashur Zekë, sepse zgjodhëm problemin e ‘Medresesë’ që e kishin lënë pa zgjidhje për 40 vjet”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Të fundit