15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Këngët e Elvanës i ‘këndon’ edhe Ariana Grande

Ju kujtohet kur TikTok-u u fiksua me Kanye West dhe inteligjencën artificiale? Shumë video virale përdornin zërin e Kanye-s, gjeneruar nga inteligjenca artificiale, për të parë sesi ai do këngonte këngë të ndryshme që nuk i përshtaten fare zhanrit të tij, si Lana Del Rey, për shembull.

Tani, njerëzit po e përdorin inteligjencën artificiale edhe me këngët shqiptare. Dikush vendosi zërin e Ariana Grande-s në këngën e Elvana Gjatës, “Me Ty” dhe rezultati është ky.

Disa thonë se “tingëllon shumë më bukur se origjinali”, të tjerë mendojnë se askush s’e arrin këngën origjinale. Sidoqoftë, është kaq interesante për t’u dëgjuar.

Video të tjera përfshijnë Dua Lipën që “këndon” këngën “RedRum” të Era Istrefit, apo Pop Smoke me këngën e reperit Marin.

Ne mezi presim të shohim video të tjera të ngjashme 🙂

Të ngjajshme

Të fundit