0.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Kërkuan 5 mijë euro për të mos publikuar “fakte intime”, Prokuroria akuz0n dy persona në Gjakovë

Gazeta Sinjali pati raportuar për një rast të shantazhit që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes së 18 korrikut në qytetin e Gjakovës, ku një grua ka raportuar se është kërcënuar se do t’i bëhen publike informacione me përmbajtje intime.

Sinjali pati raportuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Armir Turkaj dhe Vlorentina Hasani.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të dyve.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se, nga fillimi i korrikut e deri më 18 korrik 2025, të koordinuar mes vete, kanë kanosur të dëmtuarën B.H. me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror.

Në aktakuzë theksohet se e pandehura V.H. i kishte kërkuar të dëmtuarës 5 mijë euro, duke e kërcënuar se do t’i dërgonte bashkëshortit të saj të ashtuquajtura “fakte” që do të dëmtonin rëndë nderin dhe autoritetin e saj. Pas komunikimeve të vazhdueshme, e dëmtuara i kishte vendosur paratë në një palë pantallona në qendrën tregtare “V.”, ashtu siç ishte kërkuar.

“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se të pandehurit me inicialet A.T., dhe V.H., ditë me parë e deri me datën  18.07.2025, të koordinuar paraprakisht në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanosin personin tjetër – këtu të dëmtuarën B.H., se do të zbulojë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj, në atë mënyrë që ditën kritike pasi e pandehura V.H., një javë me parë e kishte telefonuar të dëmtuarën duke iu drejtuar me fjalët “unë kam fakte qe ti ke kaluar me 2 – 3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro këto prova do të ia dërgoj burrit tënd”, e me pas ditën kritike e kishte telefonuar përsëri duke i thënë “ a vendose për pare” por që e dëmtuara me qellim qe të kuptoj se çfarë po ndodh i përgjigjet “po ku done me ti pru paret a qysh” pastaj e pandehura e udhëzon se “ vjen i bjen në qendrën tregtare V. ne katin e tret lej dikund në tesha me trego ku janë dhe shkoj i marr” por që gjatë kësaj kohe e pandehura mban komunikim vazhdimisht me të pandehurit A.T., duke e informuar për veprimet e saj ku i thotë se “jam duke shkuar në qendrën tregtare V. sepse ajo është duke mi pru paret’’ dhe i pandehuri A.T., i përgjigjet  “në rregull edhe unë po nisna”, ashtu që pasi e dëmtuara i vendos parat ashtu siç kërkon e pandehura në një palë pantolla fermerka të zi, e pandehura kishte shkuar aty bashkë me vajzën e saj (fëmijë 9 vjeçe), duke kontrolluar dhe pasi gjen aty zarfin e merr, e fut në xhep dhe fillon të largohet, por që pasi zbret në katin e dytë vëren një zyrtar policor dhe tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë dhe aty ndalohet nga zyrtarët policor ku pas pak çastesh arrestohet edhe i pandehuri A.T., i cili kishte ardhur për tu takuar ashtu siç ishin dakorduar me parë.”, thuhet në komunikatë.

Të ngjajshme

Të fundit