U realizua mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues të OEMVP për vitin 2025
Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u realizua mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues për vitin 2025, ku u diskutuan arritjet kryesore të odës gjatë vitit që lamë pas por edhe prioritetet kryesore për zhvillimin dhe ecurinë e mëtejshëm të Odës.
Në këtë takim, u shqyrtua efikasiteti i strukturave drejtuese të Odës dhe u vlerësuan sukseset e arritura gjatë vitit të kaluar, të cilat dëshmojnë përkushtimin dhe rolin proaktiv të OEMVP në mbështetjen e sektorit të biznesit.
Gjatë vitit 2024, OEMVP shënoi arritje të rëndësishme, përfshirë miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe sjelljen e Ligjit për Ndalimin e Praktikave të Padrejtë Tregtare, duke mbrojtur konkurrencën e ndershme. Po ashtu, me iniciativë të OEMVP u fillua rishqyrtimi i Ligjit për Tatimin Solidar në Gjykatën Kushtetuese si dhe u kontribuoi në uljen e TVSH-së për apartamentet nga 18% në 5%.