Serbët barrikadojnë kufijtë me Kosovën
Në natën e 27 dhjetorit është shtuar edhe një barrikadë e re . Kësaj radhe është bllokuar pika kufitare në Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se qarkullimi në pikën kufitarë Merdare është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër të shfrytëzohet PKK tjera.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Grupet kriminale serbe kanë vazhduar me ngritjen e barrikadave në veri, numri i të cilave ka arritur në trembëdhjetë
