11.8 C
Skopje
E martë, 17 Mars, 2026

Këto janë 2 familjet që u plagosën në ngjarjen e Tetovës

Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht për detajet e krismave në hyrje të spitalit të Tetovës ku u plagosën dy persona.

Burime të Klan Maqedoni njoftojnë se të përfshirë në ngjarje janë dy familje, ajo Musai dhe Terezia të cilat kanë pasur një zënkë edhe më herët. Rastin e zënkës e kanë denoncuar edhe në polici.

Por më pas janë takuar tek hyrja e spitalit i Tetovës. Aty ka ndodhur edhe një përleshje tjetër me armë zjarri ku të plagosur kanë mbetur Adhurim dhe Zendel Musai.

Policia punon në zbardhjen e plot të rastit.

 

Burimi /KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit