Çairasit kanë publikuar sot dy emrat e rinj të cilët i janë bashkuar ekipit për sezonin e ri, informon POPULLI.mk
Bëhet fjalë për Besar Guxhufin si dhe për Esmin Licinën.
“Besar Guxhufi
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Besar Guxhufi, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte në huazim nga klubi i Beshiktashit, tani karton i tij do të jetë në pronësi të ekipit tonë. Guxhufi ka nënshkruar kontratë të plotë me FC Shkupin dhe ne jemi të entuziazmuar ta kemi atë në ekipin tonë. Kujtojmë se Guxhufi para se të transferohej te Beshiktashi, më parë ka luajtur për Vardarin dhe Bellasicën. Mirë se erdhe në familjen bardh e kaltër, Besar!”
“Esmin Licina
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë për nënshkrimin e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Esmin Licina. Futbollisti 26-vjeçar vjen te ekipi ynë pas një përvoje të mirë në Super Ligën e Kosovës me Malishevën. Licina ka luajtur edhe për ekipet si Vardari, “Skopje” dhe Makedonija Gjorçe Petrov. Mirë se erdhe në familjen bardh e kaltër, Esmin!” / © POPULLI.mk
