ërpjekje e re e liderëve të VLEN-it për të qëndruar bashkë. Sonte ata do të takohen për të biseduar nëse do ta vazhdojnë rrugën të bashkuar ose ASh-ja e Taravarit do të shkëputet nga koalicioni. Ky i fundit tha se ka shqetësime të cilat i sheh çdo kush, por shtoi se negociatat brenda VLEN-it nuk do të ndalen.
“Jemi duke negociuar, jemi duke biseduar. Ka shqetësime, është evidente, tashmë çdo kush e sheh, por ne do të vazhdojmë, sot kemi takimin e rregullt përsëri kështu negociatat brenda VLEN-it nuk ndalen. Sonte kemi takim të kryetarëve të VLEN-it, besoj se grupet e punës do të vazhdojnë të punojnë edhe do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë me të vetmin qëllim, që të mos ketë frustrime dhe pakënaqësi në partitë të cilët e përbëjnë VLEN-in”, u shpreh Arben Taravari-ASh.
Orhan Murtezani nga Alternativa, tha se VLEN-in nuk e shohin si operacion statistikor, por si shpresë për ta vazhduar ndryshimin.
“Ne jemi të përkushtuar maksimalisht dhe bëjmë çmos që t’i mbajmë partnerët brenda VLEN-it. Ne jemi absolutisht të hapur. Procesin e bashkëpunimit brenda VLEN-it as kur e kemi bë as tani nuk e shohim si operacion statistikor ose përqindje kush sa merr, por si shpresë e cila duhet artikuluar për të vazhduar ndryshimin edhe më tej”, u shpreh Orhan Murtezani nga Alternativa.
Ndryshe, Kasami në një intervistë mbrëmë e quajti Taravrin zero, por ky i fundit tha se tha se ishte një lapsus dhe gabim në radhitjen e fjalive që siç tha, nuk ka qenë me qëllim të keq.