Me vetë faktin se Kodi Penal u ndryshua brenda natës, pa pasur njohuri opinioni por vetëm me marrëveshje politike filloi të diskutohet se po planifikohet ardhja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, informon POPULLI.mk
Shumë herë nëpër mediume u mohua nga politikanët qeveritar, e shumë herë edhe u diskutua nga opozitarët se këto janë gënjeshtra dhe se ka pasur marrëveshje politike që Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovska të lirohen dhe tu falen dënimet dhe kjo të përkthehet në favor të kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale për shkak se Gruevski dhe Mickoski nuk i kanë raportet edhe aq të mira.
E përbashkëta e ndryshimeve në “Kodin Penal” dhe e Nikolla Gruevskit është se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut nuk shihet se po shkon drejt Europës por më shumë po largohet nga ajo.
© POPULLI.mk