Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes Democracy Lab dhe Komunës së Çairit, me ç’rast kjo e fundit ka mirëpritur instalimim e platformës online për rritje të transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve të Çairit në proceset e vendimmarrjes në këtë komunë, duke vendosur fokusin mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në ndarjen e buxhetit respektivisht buxhetim participativ.
Kjo paltformë u jep mundësi qytetarëve që të udhëheqin komunën me propozim-zgjidhje të problemeve në mënyrë demokratike – çdo ide e qytetarëve duhet të mbështetet nga qytetarët, për të ranguar prioritizimet e komunës së Çairit në politikat udhëheqëse.
Projekti Sfidat e qytetit të Çairit – City Challenges Chair është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV.
Procesi i pjesëmarrjes qytetare do të mundësohet nëpërmjet dhënies së ideve dhe propozimeve konkrete nga ana e qytetarëve, eskpertëve, shoqatave të ndryshme për zgjidhje të problemeve publike në Komunën e Çairit.
Partneriteti me komunën në krijimin e platformës do të rrisë besimin e opinionit, do të përmirësojë legjitimitetin dhe efektivitetin e institucioneve publike dhe do të përmirësojë bashkëpunimin. Do të tregoj se si praktikat e decentralizuara, bashkëpunuese dhe të hapura të zgjidhjes së problemeve publike, rezultojnë në politika dhe shërbime të reja krijuese dhe me kosto efektive.
