Të nderuara media ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Çairit ku në rend dite është Miratimi i vendimit për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për ndërtimin e rrugës “Cvetan Dimov”. Përkujtojmë se ditë më parë vendimi për bashkëpunim ndërkomunal për realizimin e rrugës “Cvetan Dimov” është miratuar edhe nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit.
Mbledhja do të mbahet nesër(05.06.2023) me fillim në ora 12:30 në Sallën e Madhe të Komunës së Çairit.
