13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Komuna e Çairit e dënon ashpër aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin e Komunës

Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabelës  me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal.

Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqesore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend.

Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

Të ngjajshme

Të fundit