3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

KOMUNA E ÇAIRIT I BASHKOHET LUFTËS GLOBALE KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT

Në praninë e mjekëve më eminentë në vend nga fusha e radiologjisë, onkologjisë dhe kirurgjisë dhe të shumë zonjave të respektuara, sot Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra” iu bashkëngjit luftës globale kundër kancerit të gjirit.

“Është një fakt i pamohueshëm se duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kolektiv për rreziqet e kancerit të gjirit më shumë se një ditë, më shumë se një muaj, sepse numri i grave të prekura nga kjo murtajë e shekullit po rritet në një ritëm shumë të shpejtë”, tha mes tjerash para të pranishmëve kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai po ashtu vuri në dukje faktin se një ekzaminim mjekësor, mbështetja, guximi dhe mosdorëzimi janë gjërat që duhet të jenë prioritet për ato gra që luftojnë kancerin e gjirit, ato që kanë dyshimin më të vogël se mund të preken nga kanceri apo ato që ndoshta nuk janë as të vetëdijshme se kanë arritur një fazë më të avancuar të kancerit, ose mund të jenë edhe në fazat e hershme.

“Le të mos e lëmë kancerin të thotë fjalën e fundit, sepse shpresa është si dielli, i cili hedh pas nesh hijen e barrës derisa udhëtojmë drejt tij. Të gjithë e kemi fjalën e fundit nëse ndërhyjmë në kohë”, tha Ganiu. Para të pranishmëve foli edhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatws “Ezra” Liridona Beqiri-Limani e cila foli për eksperiencën personale të kancerit të gjirit përjetim nga nëna e saj. Ajo inkurajoji të gjitha gratë që të kryejnë konsultat dhe ekzaminimet e nevojshme që janë më se të domosdoshme.

Drejtori i Klinikës Universitare për Kirurgji, Nexhati Jakupi përçoi porosinë se sa më të shpejta të jenë intervenimet përmes kontrolleve të nevojshme nëse vetëm se ka dyshime për ekzistim të kancerit, aq më të mëdha janë gjasat  për mbijetesë.

Edhe drejtori i Klinikës për Onkologji Nikolla Vasev-Nino bëri porosinë se përmes kontrolleve dhe ekzaminimeve mund të shpëtohen shumë jetë.

Të ngjajshme

Të fundit