32 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Komuna e Çairit i reagon Danella Arsovskës!

REAGIM
KOMUNA E ÇAIRIT NËN SULM!

Komuna e Çairit dhe banorët e saj, të gjendur para një provokimi politik çfarë nuk mbahet mend më parë, duke përcjellur me vëmendje lëvizje, veprimet, relacionet dhe deklaratat e protagonistëve politikë, me keqardhje konstaton se ÇAIRI ËSHTË NËN SULM!
Komuna e Çairit shpreh dëshpërim që z. Arsovska, në muajt e fundit të mandatit të saj në krye të Qytetit të Shkupit, në vend se të përqëndrohet në prezantimin e punëve që ka bërë gjatë katër viteve, lejoi që ta instrumentalizojnë dhe të shndërrohet në ekzekutore të agjendave të dyshimta politike, të cilat jo rastësisht e kanë zgjedhur pikërisht Çairin dhe banorët e tij për të bërë betejat e tyre finale politike.

Qytetarët kanë pritur që z.Arsovska të ishte zëri i moderimit, ura lidhëse dhe promotore e dialogut mes palëve të polarizuara. Si kryetare e pavarur e Qytetit, zëri i saj duhej të ishte servis i qytetarit në nevojë, jo i partive politike, i procesit të legalizimit si domosdoshmëri elementare, jo si lluks. Për fat të keq, z. Arsovska lejoi që autoriteti i saj të përdhoset duke u shndërruar në paramilitare që vepron kundër ligjit dhe jashta autorizimeve që i takojnë me ligj.
Pyesim publikisht z. Arsovska: agjendën e kujt jeni duke e zbatuar? Kë po përpiqeni ta shpëtoni nga drejtësia duke prodhuar kriza aty ku nuk ka të tilla?
Ia bëjmë me dije z. Arsovska se Çairi kujtohet. Çairi dhe çairasit mbajnë mend edhe kohërat kur politika zyrtare e kishte kthyer Çairin në një geto, ndërsa çairasit në qytetarë të rendit të dytë. Imazhet që ka ofruar z. Arsovska si argëtim për masat, kanë rikthyer në kujtesën e Çairit ngjarjet e fund-viteve 80-të, kur shqiptarëve u rrënoheshin shtëpitë në Dizhon, ndërsa politikanët shqiptarë rrinin të fshehur nëpër “sarajet” e politikës.

Jeni të lexuar. Për këtë sulm ndaj Çairit porositësit do të marrin përgjigje shumë shpejtë.