6.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Komuna e Sarajit akuzon ministrinë e Mjedisit se nuk dha pëlqim për projektet

Nga Komuna e Sarajit thonë se kanë paraqitur projektin për rikonstruimin e rrugës në vendbanimin Llaskarcë dhe si rrjedhojë Komuna i ndoqi të gjithë hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik.

Por, sic thonë nga Komuna e Sarajit, pëlqim nuk ka dhënë Ministria e Mjedisit.

KOMUNA E SARAJIT

Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapsinor, që nga 14 korriku 2024 nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinansimin e projektit të Llaskarcës. Për të njetjën çështje, Komuna dorëzoi dy urgjenca deri tek Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapsinor, e para me datë 16.08.2024 dhe urgjenca e dytë u dorëzua me datë 08.10.2024, si dhe njoftim deri tek Ministria e pushtetit lokal se realizimin e këtij projekti e pengon Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor. Në afat të aplikimit, përveç këtij projekti, komuna jonë aplikoi edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, me bashkëfinansim për fazën dy dhe tre, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndertimi – thuhet në reagimin e Komunës së Sarajit.

Të ngjajshme

Të fundit