2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Komunikacioni i mëngjesit, LAMM: Rrugë kryesisht të thata dhe pa vonesa kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, informon LAMM.

Të ngjajshme

Të fundit