12.8 C
Skopje
E shtunë, 11 Prill, 2026

Konferencë vjetore e KB-së “Liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë” në Shkup

“Liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë” është tema e konferencës vjetore të Kombeve të Bashkuara (KB) që do të mbahet sot në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës së KB-së.

Konferenca i kushtohet temave lidhur me të drejtat e njeriut me atë se këtë vit shënohet 75 vjetori i miratimit të Deklaratës për të drejtat e njeriut. Edhe zyra e KB-së në Shkup organizon pritje zyrtare me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara.

Në Muzeun e artit bashkëkohor duke filluar nga ora 17 do të ekspozohen disa nga vizatimet më të mira të fituara në Konkursin e KB-së për fëmijë dhe të rinj me temën për të drejtat e njeriut.

Të ngjajshme

Të fundit