31.6 C
Skopje
E martë, 14 Korrik, 2026

Konjufca ka reaguar pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas dorëheqjes së Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ku ka thënë se si nga pikëpamja njerëzore e miqësore shpreh keqardhje të thellë.

Konjufca ka thënë përvoja, komunikimi, profesionalizmi dhe korrektësia e Nikollës mundësuan thellim të raporteve, “ashtu siç i ka hije institucioneve tona legjislative të dy shteteve tona vëllazërore”.

Konjufca i ka uruar asaj shëndet dhe suksese në angazhimet e ardhshme.

“Homologes, mikes, motrës sime të dashur Lindita Nikolla, i uroj nga zemra shëndet dhe suksese në angazhimet e saj të mëpasshme, të cilat jam i bindur se do t’i vijojë me profesionalizëm të lartë dhe i uroj shëndet të plotë. Jam i lumtur që pata mundësinë të punoj me znj. Nikolla dhe dua ta falënderoj që me punën dhe qasjen e saj vendosi një obligim të domosdoshëm për çdo kryetar kuvendi të ardhshëm në vendet tona, atë të bashkëpunimit të pakursyer, me dashamirësi, mirëbesim dhe angazhim maksimal”, ka thënë Konjufca.