15.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Kosova kërkon që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit për Banjskën në dyvjetorin e vrasjes së Bunjakut

Krerët e shtetit në Kosovë i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për ta dorëzuar të dyshuarin kryesor Millan Radoiçiqin dhe të akuzuarit e tjerë për sulmin e armatosur në veri të vendit, në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku. Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi që një grup serbësh të armatosur e kryen kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Dy vjet pas sulmit, njeriu që e mori përgjegjësinë për organizimin e tij, Millan Radoiçiq, është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd. Ndonëse, aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës u ngrit më 11 shtator të vitit 2024, të lirë vazhdojnë të jenë 42 të akuzuarit për këtë sulm, ndërsa tre të akuzuarit e tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.

“Ne tash i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Aktakuza përfshinë 45 persona, këta duhet t’i dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit