11.8 C
Skopje
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Kosova triumfon ndaj Islandës në një ndeshje spektakolare

Kosova ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Islandës, duke treguar një lojë të bukur dhe dominuese, informon POPULLI.mk

Dardanët zhvilluan një ndeshje plot raste, duke e kontrolluar lojën në pjesën më të madhe të saj.

Golat për Kosovën u realizuan nga Dellova dhe Rexhbeqaj, të cilët shfrytëzuan në maksimum mundësitë e tyre për të çuar skuadrën drejt suksesit. Nga ana tjetër, Islanda arriti të gjente rrjetën vetëm një herë me anë të Oskarssonit, por nuk mundi të shmangte humbjen.

Pavarësisht se nuk shënuan, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin ndër lojtarët më të dalluar në fushë, duke dhënë një kontribut të madh në sulm dhe duke krijuar raste të shumta për ekipin.

Kjo fitore është një hap i madh për Kosovën, e cila tani shikon me optimizëm ndeshjet e radhës dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive në rrugën drejt objektivave të saj. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit