18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Kovaçevski: Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës janë simboli i sfidës sonë, pavarësisë, luftës për liri

Sonte, në prag të festës së madhe 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindenit, në Krushevën revolucionare, përkulemi dhe u shprehim respekt themeluesve tanë, heronjve tanë, revolucionarëve tanë të cilët e trasuan rrugën për shtetin autonom maqedonas, shtëpinë, vatrën për të gjithë, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës janë simboli i sfidës sonë, pavarësisë, luftës për liri dhe mu për atë arsye, shprehim falënderimin më të thellë për ilindenasit, vizioni i të cilëve për shtet të pavarur, të lirë, demokratik, por edhe guximi dhe vendosmëria të qëndrojnë krenarë para sfidave, të përkushtuar ndaj ruajtjes së përhershme të identitetit tonë, kulturës dhe gjuhës, vazhdon të jetojë edhe sot. Sakrifica e tyre me të cilën e paguan lirinë tonë është amanet dhe inspirim për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të qëndrojmë të bashkuar në synimin për ndërtim të një shteti të fuqishëm, prosperues dhe evropian. Urime dhe qoftë i përjetshëm Ilindeni – Vatra e atdheut!”, theksoi Kovaçevski në kumtim.

Të ngjajshme

Të fundit