Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke komentuar vërejtjen e KE-së, të përmendur në Raport, e cila i referohet ligjit për partneritet strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe një pjesë të korridorit 10, tha se lidhja e kontratës do të bëhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një kompanie të huaj me renome dhe projekti do të përfundojë me sukses dhe transparencë.
“Ajo që mbetet është se ne dhe kontraktorët, në radhë të parë, duhet të bindim vendet anëtare të BE-së se ky ligj i miratuar nga Parlamenti do të rezultojë në një autostradë, Korridorin 8 dhe 10 përgjatë të cilit do të lëvizin dhe qytetarët dhe kompanitë maqedonase.