Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në nënshkrimin ceremonial të Marrëveshjes për implementimin e katër sistemeve të ujitjes përgjatë luginës së lumit Vardar si pjesë e Programit për ujitje të Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski theksoi se ky Program mundëson ujitjen e më shumë se 13.000 hektarëve tokë të re bujqësore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për bujqësinë e zhvilluar dhe konkurruese, për rritjen e prodhimit të produkteve bujqësore vendore dhe rritjen e prodhimit të ushqimit.
Në vazhdim deklarata integrale e kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“Ngjarja e sotme është një tjetër tregues i përkushtimit të Qeverisë për zhvillimin e bujqësisë, si sektor që është një nga shtyllat bartëse për zhvillimin e ekonomisë.
Sot nënshkruhet Marrëveshja për implementimin e 4 sistemeve të ujitjes përgjatë luginës së lumit Vardar, pjesë e programit që mundëson ujitjen e mbi 13.000 hektarëve tokë të re bujqësore, e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme për bujqësinë e zhvilluar dhe konkurruese, për rritjen e prodhimit të produkteve bujqësore vendase dhe rritjen e prodhimit ushqimor.
Implementimi është nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe aktiviteti përfshin ndërtimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e 4 sistemeve të ujitjes përgjatë luginës së lumit Vardar (Straishte, Lisiçe, Konsko dhe Pepelishtë), si dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Lisiçe dhe Konsko.
Realizimi i këtij Programi u mundësua me mbështetjen e Bankës së Kredive për Rindërtim – KfV nga Republika Federale e Gjermanisë përmes një kredie prej 80 milionë euro dhe një granti prej 2.8 milionë euro për mbështetjen e bujqve dhe kooperativave bujqësore në zonat e përfshira nga hidro sistemet. Me këtë sigurohet 70 për qind e mjeteve të nevojshme për realizimin e Programit të ujitjes, ndërsa 30 % do të sigurohen nga mjetet buxhetore.
Zbatimi i Programit të Ujitjes në vendin tonë do të mundësojë krijimin e sistemeve moderne dhe efikase të ujitjes që do të rrisin hidro potencialin dhe vëllimin e prodhimit bujqësor dhe do t’i ulin humbjet ekonomike.
Realizimi i këtij Programi është në përputhje me përkushtimin tonë për të krijuar një bujqësi moderne mbi baza evropiane, me të cilat zgjedhim problemet dekadash të bujqve tanë.
Kemi realizuar projekte të shumta për ekonominë e ujërave, investojmë në të gjitha rajonet. Mundësuam ndërtimin e sistemeve të reja dhe rindërtimin e sistemeve ekzistuese të ujitjes, që të sigurojmë rendimente të qëndrueshme dhe të pasura dhe që të jemi edhe më konkurrues në tregjet evropiane dhe botërore.
Këtu do të veçoja disa investime kryesore, siç është diga Konsko me vlerë 40 milionë euro, ndërtimi i së cilës filloi tre vjet e gjysmë më parë dhe tashmë është në fazën përfundimtare. Ky është projekti më i madh kapital i ujësjellësit në 50 vitet e fundit.
Më pas, rikonstruksioni i stacionit të pompimit të ujitjes “Debarsko Pole”, ndërtimi i sistemit të ujitjes Kolibari me vlerë afër 2 milionë euro, si dhe sistemet e ujitjes Sllavishko Pole, Konopnicë, Tearcë, Çaushicë, Pishicë, por edhe dy sistemet e reja që janë planifikuar në Sopot dhe Novaci.
Një nga prioritetet tona kryesore është stimulimi i prodhimit vendas të ushqimit. Dhe të gjitha masat që marrim janë në atë drejtim, për të motivuar bujqit përmes mbështetjes adekuate të prodhojnë më shumë, të vlerësojmë punën e tyre.
Për herë të parë kemi futur pagesën e subvencioneve. 30% e subvencioneve bazë në vlerë të përgjithshme prej 162 milionë eurosh janë paguar në llogaritë e 58300 bujqve.
Ne mbështesim bujqit e rinj, krijuam masën e pushimit të lehonisë për femrat fermere, e cila futet për herë të parë, ndihmojmë bizneset e vogla dhe me masën e re “Plani i biznesit”, mundësuam ndihmë për blerjen e pajisjeve të prodhimit dhe mekanizimit. Dhe tani ofruam tokë shtetërore për përpunim, e cila është vënë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë vizion për të ardhmen e tyre.
Me politikat e duhura arritëm që ta hapim vendin drejt më shumë fondeve të BE-së dhe sot Maqedonia e Veriut është lider në shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD me shkallë të lartë të shfrytëzimit prej 97%.
Bujqësia është një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie dhe për gati 7 vitet e fundit jemi përqendruar në zhvillimin e këtij sektori. Qëllimi ynë është që të kemi më shumë ushqim të vendit, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues në baza evropiane, me bujq të motivuar dhe të kënaqur, ta ngremë këtë sektor në nivelin e një dege fitimprurëse dhe bazë, mbi të cilën do të bazojmë rritjen ekonomike.
Në fund, e përgëzoj ministrin Nikollovski dhe ekipin e tij të përfshirë në krijimin e politikave zhvillimore për bujqësinë.
Njëkohësisht, dua të falënderohem për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe bankës KfV, që marrim për realizimin e projekteve në fushën e bujqësisë, arsimit dhe energjisë.
Faleminderit dhe suksese.