Bazuar në përditësimin e para pak minutave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, del se janë numëruar edhe një përqindje e vogël e votave, që kanë ndryshuar pak rezultatin paraprak.
Lëvizja Vetëvendosje prin sërish me rënie të lehtë nga 41.29 për qind të votave sa ishte në 41.14, raporton Sinjali.
Pas LVV-së, është PDK me 21.99% dhe LDK me 17.68%.