Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën Down.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë ditë festohet për veçantinë e forcën e këtyre personave, raporton Zeri.info.
Krasniqi ka thënë se përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë duhet të shërbejë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.
“Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë ose dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, shkroi ai në Facebook.
Burimi /Zëri
