0.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Krasniqi: Vetëvendosje përdor populizmin përpara zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar para mediave se kjo parti nuk voton anëtarë të Qeverisë Kurti 2, e as shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

“Ata sollën edhe një herë një kandidat që e dinin saktë që nuk i ka votat. E kemi bërë të qartë që PDK nuk e voton asnjë nga kandidatët e Qeverisë Kurti 2 dhe këtu e përfshijmë edhe Shefen e Grupit Parlamentar. Janë edhe 35 kandidatë tjerë që i ka VV e që nëse do viheshin në votim ndoshta sot do e konstituonim Kuvendin” – ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se Kurti po bën lojë të padrejtë dhe se ndoshta po tentohet humbja e 30 ditëshit që të hyhet në një krizë tjetër.

“Vazhdim i lojës së VV-së, vetëm kur afrohen zgjedhjet bëjnë populistin dhe patriotin por që tregon më mirë historiati i tyre, nëse nuk gaboj për herë të parë edhe VV edhe Lista Serbe janë certifikuar në ditën e njejtë” – ka shtuar Krasniqi kur u pyet për moscertifikimin e Listës Serbe.

Krasniqi për seancën konstituive ka thënë se Dehari do të duhej që përsëri të ftonte përfaqësuesin e Vetëvendosjes për të parë a ka më shumë propozime.

“Nëse do kishte më shumë propozime do e shihnim interesimin e VV-së për konstitumin e Kuvendit. Zgjedhjet mbesin si opsion nëse nuk ka interesim nga partia e parë për konstituim të Kuvendit. Më e mundshmja është që të konstituohet Kuvendi dhe të zhbëhet për të shkuar në zgjedhje” – ka shtuar Krasniqi.

Të ngjajshme

Të fundit