29.8 C
Skopje
E hënë, 14 Korrik, 2025

Krerët e VLEN diskutojnë me IRI për transparencën dhe forcimin e demokracisë

Krerët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi, Izet Mexhiti, Arben Fetai si dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, realizuan sot një takim me Paul Prososki, drejtor i Zyrës Rajonale të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë mbi proceset zgjedhore lokale, rëndësinë e transparencës, forcimin e demokracisë lokale dhe garantimin e integritetit institucional.

Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit me IRI-n, si një partner i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, demokratizimin e mëtejshëm të proceseve politike dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes së mirë.

VLEN vlerëson lart kontributin e Institutit Republikan Ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve demokratike në vend dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të thelluar në të gjitha nivelet.

Të ngjajshme

Të fundit