KRIJIMI I SHTETIT BEKTASHIT – LIRI APO KANOSJE NDËRFETARE?! Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se Shqipëria është në procesin e krijimit të një mikroshteti liberal bektashian, siç e bëribkëtë të ditur edhe vet kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Pêrgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I ashtuquajturi “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” do të bëhej kombi më i vogël në botë, një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që kontrollon territorin rreth një të katërtën e madhësisë së qytetit të Vatikanit.
Shteti i ri do të lejojë alkoolin, do t’i lejojë gratë të veshin atë që duan, nuk do ketë aspak ndalesa fetare dhe ligjore, si dhe nuk do të vendosë rregulla të stilit të jetesës, duke reflektuar praktikat tolerante të Urdhrit Bektashi, një grup sufi shiit. Kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit, gjë që në fakt ia ka huqur tejmase dhe duket qartë se po bën një propagandë të zezë, duke shkelur edhe kushtetutën, pasiqë Shqipëria si një shtet sekularist, nuk duhej anuar kah njëri besim, e sa i përket përqindjes, diku rreth 47% janë muslimanë dhe vetën 5% janë bektashinj, megjithatë, shumica muslimane akoma ka pengesa dhe s’janë pastruar totalisht nga personalitetet e Lëvizjes Gyleniste FETO, të cilën akuzohen si grup terroristësh dhe tentues për grusht-shtet në Turqi. Enklava do të vendosej brenda kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Mikroshteti bektashi, i drejtuar nga kreu bektashi Edmond Brahimaj (Baba Mondi), do të kishte administratën, pasaportat (me ngjyrë të gjelbërt), shërbimet e intelegjencës dhe kufijtë e vet, ndërsa nuk do kenë policinë dhe ushtrinë e tyre, ndërsa Baba Mondi u zotua se shteti nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të zgjeruar territorin e tij. Ai e quajti planin “një mrekulli” dhe shpreson për “njohjen” e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore. Së fundmi, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla ka njoftuar se ky mikroshtet ka njohur Pavarësinë e Kosovës – tragjediko-komedi. Të gjitha këto kryeministri Rama i ka parashikuar si të arsyeshme për mikroshtetit bektashian, e që realisht janë kanosje e lirisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, madje edhe kanosje për destabilizim brendashoqëror. Ekspertët ligjorë po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë, i cili kërkon miratimin e parlamentit.
Kryeministri Rama tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin, ndërsa aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar. Një vend që ka shumë pak gjasa ta njohë atë është Irani, i cili ka shumë ndjekës kryesisht të fshehtë sufist, duke përfshirë disa bektashinë, e që konsiderohet të jetë aleati më besnik ndaj Izraelit dhe jo rastësisht ky mikroshtet po tenton të formohet vetëm disa ditë pas vizitës së presidentit izraelit në Shqipëri. Urdhri Bektashi, është një rend mistik liberal sufist që e ka origjinën në Perandorinë Osmane të shekullit të 13-të. Urdhri e zhvendosi selinë e tij në Shqipëri në vitin 1925 pasi u shpall i jashtëligjshëm nga themeluesi i Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk. Shqiptarët bektashinj jetojnë gjithashtu në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.