4.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Kri’smat tronditin Gjakovën, një i vr’arë dhe një i pla’gosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress se rreth orës 05:30 policia është njoftuar për rastin ku dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas tij, si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.

Aktualisht, sipas policisë, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Të ngjajshme

Të fundit