17.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

Kr:m i rëndë në Prishtinë: 34 vjeçari humb jetën, bashkëshortja e tij plag’oset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ngjarja u raportua rreth orës 15:00 në një ndërtesë të kësaj zone.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara, femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Viktima dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

Kujtojmë, se Rina, gruaja e tij është influencere e njohur në rrjete sociale.

Të ngjajshme

Të fundit