14.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Kryeministri Kovaçevski e përfundon vizitën dyditore zyrtare në Berlin

– Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot e përfundon vizitën dyditore zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Delegacioni qeveritar paradite do të ketë takime me përfaqësues të shoqatave të cilat punojnë në Gjermani, ndërsa në orën 11 në hapësirat e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, kryeministri Kovaçevski do të mbajë konferencë për media.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Berlin, kryeministri Kovaçevski realizoi takim kokë më kokë me kancelarin gjerman Ollaf Shollc me të cilin biseduan për tema aktuale politike të rëndësishme për shtetin dhe rajonin. Nikoqiri Shollc për delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut mbrëmë shtroi darkë. 

Të ngjajshme

Të fundit