Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Vatikan, ku pritet të takohet me Papa Leone XIV. Në këtë vizitë, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Itali, kreu i qeverisë shqiptare vizitoi Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, “Regina di Albania”, ku u ndal për një moment lutjeje së bashku me bashkëshorten e tij. Në këtë vend simbolik për besimtarët shqiptarë, Rama përcolli një mesazh shpirtëror, duke ia besuar Shqipërinë, familjet dhe rininë mbrojtjes së Zojës së Këshillit të Mirë.
Në lutjen e tij, Kryeministri kërkoi udhëzim, dritë dhe mbrojtje për vendin, duke theksuar rëndësinë e besimit, unitetit dhe shpresës për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Lutja e Kryeministrit Edi Rama:
O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë
e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut!
Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.
Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë
besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.
O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!
