Klubi i Karatesë Rinia më 24.09.2022 ishte në Kupën e Maqedonisë në Ohër e cila ishte përzgjedhës për Kampionatin Botëror dhe Ballkanik.
Nedim Shaqiri u shpallë Kampion i Maqedonisë dhe u kualifikua për Kampionatin Botëror dhe Ballkanik.
Fisnik Shaqiri u shpall nënKampion i Maqedonisë dhe u kualifiku për Kampionat Ballkanik.
Omer Musliji fitoi medalje të bronz dhe u kualifikua për Kampionat Ballkanik.
Kampionati Botëror mbahet në Konja të Turqisë më 26-30 Tetor 2022.
Kurse Kampionati Ballkanik mbahet në Bar të Malit të Zi më 04-06 Nëntor 2022.
Kualifikimi për botëror është një histori për klubin dhe Komunën tonë dhe më gjërë.
Trajneri klubit Seful Osmani ndihet shumë i kënaqur me këto arritje të garuesve, që po na prezantojnë në mënyrën më të mirë gjithë Komunën e Likovës.