7.8 C
Skopje
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Kryetari i ri i Antik0rrupsionit premton betejë të fortë kundër k0rrupsionit

Kryetari i ri i Antikorrupsionit, Adem Çuçul, është i vendosur që misionin e tij ta kryejë me përgjegjësi dhe dinjitet. Bashkë me ekipin e tij do ta luftojë korrupsionin, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë, siguroi ai në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është garë mes institucioneve. Ky është front i përbashkët për të krijuar shoqëri më të mirë për të gjithë. Në emrin tim personal dhe në emër të Komisionit për Antikorrupsion dua të them se komisioni do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente, por edhe do të kërkoj transparencë. Do ta promovojmë integritetin kur të jemi shembull për integritet.”, – deklaroi kryetari i Antikorrupsionit, Adem Çuçul.

Të ngjajshme

Të fundit