Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e konsideruar këtë proces si një hap të rëndësishëm për funksionimin demokratik të jetës politike në vend, informon POPULLI.mk
Në reagimin e tij, Kurti vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme zgjedhore dhe theksoi se bashkëpunimi ndërpartiak mbetet thelbësor për interesin publik dhe avancimin e institucioneve.
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë,” deklaroi Kurti.
Ai shtoi se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim korrekt dhe institucional, duke respektuar vullnetin qytetar dhe përgjegjësitë që dalin nga detyrat shtetërore.
“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës,” theksoi ai.
© POPULLI.mk
